9.3 C
New York
Saturday, April 13, 2024

Buy now

Shpëtohen 124 emigrantë në Ishujt Kanari

- Advertisement -

Rojet bregdetare spanjolle i kanë shpëtuar 124 emigrantë, përfshirë fëmijë të vegjël, nga dy barka dërrase në ujërat detare pranë ishujve Kanari të enjten.

Njëra barkë që po i bartte 66 njerëz u gjet rreth 18 kilometra në jug të Gran Kanaria, tha Kryqi i Kuq i Spanjës.

Barka tjetër, me 58 njerëz në bord, përfshirë dy gra, u gjet në afërsi, sipas tij.

Agjencia kufitare e BE-së, Frontex, thotë se rruga atlantike për në Ishujt Kanari është tani për tani rruga më e dendur për emigrimin e parregullt nga Afrika Perëndimore për në Bashkim Evropian.

Numri i njerëzve që e morën këtë rrugëtim të rrezikshëm nga 1 janari deri më 15 mars, arriti shifrën 12.393, krahasuar me 2.178 në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, tha Ministria e Brendshme e Spanjës këtë muaj.

Ky grup ishujsh është rreth 160 kilometra larg Afrikës Perëndimore në pikë më të afërt.

Të gjitha emigrantët e shpëtuar të enjten u dërguan në Gran Kanaria./REL/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit