20.5 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Shpërthimi në veri nuk i frikësoi qytetarët serbë, vazhdon konvertimi i targave

- Advertisement -

Radha i erdhi pothuajse në përfundim të orarit të punës.

Është ky vetëm njëri nga automjetet që të premten arriti ta kryente kontrollin teknik në Mitrovicën Veriore.

E dhjetëra të tjerë këtij procesi iu nënshtruan gjatë të premtes.

Krejt kjo para se përfundimisht t’i konvertojnë targat ilegale në ato të Republikës së Kosovës.

Por, fluksin e madh të makinave që po vijnë këtu, dikush tentoi ta pengonte të mërkurën mbrëma. Pikërisht në hyrje të kësaj kontrolle teknike hodhi një granatë dore.

Nga qendra e kontrollit teknik të automjeteve në Mitrovicë të Veriut, nuk kanë pranuar të prononcohen për media.

Ndërkohë, detaje për këtë rast dha zëvendësdrejtori i policisë në veriun e Kosovës, Veton Elshani.

“Para orës 12 të natës, ka ndodh një shpërthim nga një granatë dore është hedhur  e tipit M75 e cila ka shkaktuar dëme të vogla materiale, nuk ka pas dëmë në njerëz. Qendra e kontrollit teknik vazhdon punën në mënyrë të rregullt”, tha Elshani.

Por, sipas Elshanit kjo nuk i frikësoi qytetarët serbë.

Vetëm të premten afër 100 automjeteve iu kthyen targat në RKS.

“Numri total prej 1 nëntorit e deri sot është 1 mijë 854. Duke marrë parasysh edhe 850 vetura të cilat janë regjistruar nder vite, atëherë numri i përgjithshëm i konvertimit të targave ka shkuar në mbi 2 mijë e 500”, tha ai.

Ndryshe, afati për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS, përfundon me 1 dhjetor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit