19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Shpërthim te qendra e kontrollit të automjeteve në veri: Policia thonë se ishte granatë dore

- Advertisement -

Një shpërthim në veri të Mitrovicës, ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim i policisë rajonale për veriun, Veton Elshani, i cili pohoi se përveç dëmeve të vogla materiale në mur, nuk ka të lënduar.

Shpërthimi i cili thuhet të ketë ndodhur afër qendrës së kontrollit teknik të veturave në veri, erdhi si pasojë e hedhjes së një granate dore.

“Ka pasur shpërthim tek qendra e kontrollimit të automjeteve në Mitrovicë rreth mesnatës. Dyshohet për granatë dore. Nuk ka pasur shumë dëme, kontrolli i automjeteve po vazhdojnë në suaza normale”, ka deklaruar Elshani.

Ai ka shtuar se situata vazhdon të mbetet e qetë pavarësisht këtij incidenti, për të cilin akoma nuk ka një pistë të të dyshuarve.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit