Analisti Astrit Gashi është deklaruar rreth pritshmërive për rezultatet e procesit zgjedhor të 9 shkurtit të votave të diasporës. Gashi tha se Partia Demokratike e Kospvës [PDK] ka pasur performancë tepër “të dobët” pasi që 12-15 mijë vota ka pritur të merren. Ndërsa për LDK-në, Gashi tha se ka parë shpërndarje të balansuar në rezultatin me votat e diasporës.
“Ankesat e Vetëvendosjes janë propagandë e ulët dhe e poshtër. Problematike është se qysh me dal 805 në përfaqësitë diplomatike. Është shpërputhje e madhe, ekstrem e madhe mbi votën. Është e dyshimtë pasi që kemi parë ministrja e jashtme, Donika Gërvalla ka shkuar në konsulatë dhe diasporë me fol për zgjedhje.
Përformanca deri në këto moment është shumë e dobët e PDK-së. Kam pritur 12-15 mijë vota në diaspora. Pa shku kurrë diasporë ka pasur 5 mijë vota zgjedhjet e kaluara. Pak e çuditshme me pa sa po lëvizë. Tek LDK e kam pritur një shpërndarje të balansuar, deri 20 mijë vota. VV-ja deri 50%. Nuk e kam parë VV-ja mbi 40 mijë”, tha Gashi në “Debat Plus”.
“Befasia e vetme ka qenë prej PDK-së dhe NISMA-s”, shtoi ai.