28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Shpallet tenderi 12-milionësh për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ferizaj

- Advertisement -

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është shpallur tenderi për ekzekutimin e punimeve për zgjerimin e rrugës hyrëse për qytetin e Ferizajt, me buxhet për 12 milionë euro.

Aliu tha se punët ndërtimore përfshijnë zgjerimin e rrugës ekzistuese me gjatësi prej 5.6 kilometra, rrugë me dy drejtime të ndara në dy korsi me gjerësi të përgjithshme prej 24 metrave.

“Kjo rrugë është vazhdimi i rrugës N2 në hyrje të qytetit të Ferizajt, dhe fillon prej vendkalimit në “Nikadin‐Fshati i Vjetër” deri në “Muhoc‐Prelez i Jerlive”, shkroi Aliu.

Tutje, ai bëri të ditur se ky projekt do të financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZh.

 

YOU

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit