Për herë të parë në mbështetjen e Komunës së Dragashit, Shoqata e Afaristëve “Sharri” do të organizon panairin e produkteve lokale të komunës së Dragashit.
Hapja e panairit do të bëhet ditën e Premte më 28 Tetor 2022 në orën 10:00
Do të ekspozohen produkte të ndryshme lokale, duke filluar nga : Djathi, Mjalti, Mishi, Qebapë të Dragashit, Flija, Petulla, Produkte artizanale si dhe produkte të ndryshme industriale që prodhohen në komunën e Dragashit.
Atraksion do të jetë përgatitja e hallvës tradicionale e cila do të fillon në orën 8:00 të gatuhet ashtu që të gjithë të pranishmëve po dhe vizitorëve t’u shërbehet gratis. Gjithashtu do të ketë dhe gatim të flisë në ambiente të hapura.
Në hapje do të jenë strukturat lokale dhe ato qendrore, gjithashtu pritet të ketë dhe zyrtarë të ndryshëm të ambasadave dhe zyrave të huaja në Kosovë.