Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Shkurta Haxhiu, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “The Elite Way”, moderuar nga Elita Rudi me opinionist Nderim Neziri.
Gjatë një diskutimi me opinionistin, Shkurta ka deklaruar se edhe në Kosovë ka shumë persona që bëjnë një jetë të ngjashme me atë të kompozitorit shqiptar Adi Hila, i cili së fundmi u përfshi në një skandal.
Ajo ka përmendur edhe vajzat e reja që, sipas saj, jetojnë falë mbështetjes financiare të sponsorëve, kryesisht burrave më të moshuar.
Deklarata e saj është diskutuar në studio, ndërsa biseda është përqendruar te mënyrat e jetesës dhe marrëdhëniet mes personave që përfitojnë mbështetje financiare nga të tjerët.






