7.7 C
New York
Friday, December 1, 2023

Buy now

Shkullaku: Kurti ka ardhur në pushtet kundër Asociacionit, nënshkrimi është tradhti ndaj votuesit

Analisti nga Shqipëria Armand Shkullaku ka thënë se kryeministri Albin Kurti para se ta nënshkruaj marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe do të kërkojë votëbesim nga elektorati.

Shkullakut për Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se kryeministri Kurti ka ardhur në pushtet duke u thirrur pikërisht në refuzimin e Asociacionit.

Ai (Albin Kurti) ka ardhur kundër Zajednicës, tash ai s’mund të nënshkruajë zbatim dhe krijim të Zajednicës, pa marrë votëbesim nga elektorati”, ka thënë Shkullaku.

Tutje, ai ka thënë se Kurti ka ardhur në pushtet kundër Asociacionit, dhe se zbatimi është tradhti ndaj votuesit.

Kurti ka një kontratë me elektoratin e tij, dhe në pikat kryesor ka qenë kundër Zajednicës, ai nuk mund të nënshkruajë zbatim të Zajednicës pa marrë okej nga ata që e kanë votuar, se është tradhti ndaj atyre që e kanë votuar”, tha ai tutje.

Do të dali në fushatë dhe do të kërkoj legjitimit elektoratit për të firmosur diçka që ka qenë kundër dhe 51 për qind e kosovarëve e kanë votuar Albin Kurtin se ka qenë kundër”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit