8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

“Shkolla tona janë laike dhe kështu duhet të mbeten”, zv.ministri i Arsimit flet për edukimin fetar

- Advertisement -

Në vendin tonë shpeshherë është ngritur tema e aplikimit të mësimit fetar në shkolla dhe lejimi i bartjes së mbulesës (shamisë).

Lidhur me këtë temë ka folur edhe zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci për lajmi.net

Pupovci ka thënë se në shkollat e Kosovës sigurisht që duhet të mesohët për fenë e cila ofron informacion për religjionet e ndryshme dhe se kjo realizohet në kuadër të lëndëve të shkencave shoqërore, ndërsa edukata fetare si lëndë në vete, i takon bashkësive fetare e jo shkollave sekulare.

“Me siguri që në shkolla duhet të mësohet për fenë në formën e cila ofron informacion për religjionet e ndryshme, por gjithnjë duke e ruajtur karakterin sekular të shkollës. Kjo realizohet në kuadër të lëndëve të shkencave shoqërore siç janë historia, edukata qytetare, sociologjia, filozofia, etj., përmbajtjet e të cilave pasurohen në vazhdimësi. Ndërkaq, edukata fetare e cila ndërlidhet drejtpërdrejt me praktikimin e fesë i takon bashkësive fetare, e jo shkollës sekulare. Të gjitha bashkësitë fetare kanë programe të caktuara për edukatë fetare dhe është çështje e vullnetit të lirë të prindërve nëse fëmijët do t’i vijojnë ato programe. Shkolla jonë është laike dhe e tillë duhet të mbetet”, ka deklaruar Pupovci për lajmi.net.

Ai ka thënë se nuk mund të krijohet ndasi në mes të fëmijëve të konfesioneve të ndryshme brenda shkollave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit