11.6 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

“Shkelës kronik i ligjit dhe Kushtetutës”: Opozita me kritika për Qeverinë pas rrëzimit të pjesshëm të Ligjit për Paga

- Advertisement -

Kushtetuesja së pari ka sqaruar, se me këtë Aktjgykim nuk do të afektohen, të gjithë ata zyrtarë, të cilëve u është ngritur paga.

Ndërsa, ulja e pagave, është konsideruar anti-kushtetuese. Edhe disa nga shtesat e parapara me këtë ligj, gjithashtu kanë dalur të jenë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Kushtetuesja, i ka kërkuar Kuvendit që brenda 6 muajëve, nga hyrja në fuqi të këtij Aktgjykimi, t’i ndryshojë nenet e Ligjit, të cilat janë shpallë anti-kushtetuese.

E për këto shkelje të Kushtetutës, kanë reaguar deptutetët e partive opozitare.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se pushteti është shkelës kronik i ligjit dhe Kushtetutës.

“Prapë e shkelen Kushtetutën. Ky pushtet është i dobët, ndaj është pushtet shkelës kronik i ligjit dhe Kushtetutës. Veç një pushtet i dobët e shkel ligjin dhe Kushtetutën pandalshëm. Veç të dobëtit vuajnë për ta luajtur të fortin. Veç të dobëtit tentojnë të shkelin çdo gjë; hakun e njerëzve dhe çdo gjë tjetër.” – ka shkruar ndër të tjera Gashi në Facebook.

Edhe shefi i Grupi Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Kushtetuesë për Ligjin për Paga.

Tahiri ka thënë se qeveria ka nevojë për trajnime nga gjykatësit e Kushtetuesës, duke aluduar se nuk e njohin Kushtetutën.

Tutje, ai ka thënë se këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë.

“Bie Ligji i Pagave, ligje koti që bien herë me rënie të lirë, e herë sipas rrjedhës kaskadë! Rrëzim pasi rrëzimi, dështim pas dështimi, nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit. Anëtarët e kësaj qeverie, i madh e i vogël, kanë nevojë për trajnime nga ish Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, nga njohës të shtetit të së drejtës, si dhe nga njohjës të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik. Ku je nisë, o kryeministër, këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë!” – ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndërkohë edhe avokati i Grupit Parlamentar të PDK-së, Faton Fetahu, ka reaguar duke thënë se komentet e PDK-së, ndihmuan në qartësimin e argumenteve dhe shkeljeve.

“Përndryshe, në prill të këtij viti, pata paralajmëruar se do të angazhohem që ky ligj diskriminues të shpallet i tillë e të shfuqizohet pjesërisht nga Gjykata. Pas një kërkese kuazi profesionale të Avokatit të Popullit, i cili e dërgoi rastin vetëm pas presionit të mbi 100 organizatave e sindikatave, ishin edhe komentet shteruese të Grupit Parlamentar të PDK-së që i ndihmuan qartësisë së argumenteve dhe shkeljeve të evidentuara, e të cilat, sigurisht se do të trajtohen në aktgjykim.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar disa ligje të Qeverisë Kurti e të cilat janë dërguar nga partitë opozitare në Kushtetuese.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit