13.8 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Hamiti: Qeveria Kurti, shkelëse serike e Kushtetutës

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar pjesërisht Ligjin për Paga.

Ai ka bërë me dije se ky vendim tregon se Qeveria Kurti është shkelëse serike e Kushtetutës së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka përmendur edhe problemet tjera të kësaj qeveria.

“Qeveria e Ndryshimit, shkelëse serike e Kushtetutës! Kosova nën sanksione ndërkombëtare të miqve dhe aleatëve historikë! Për herë të parë në historinë e vet. Rritje e shkallës së varfërisë së qytetarëve të Kosovës për 16%! A po mburret Albin Kurti me këto arritje kur po thotë se të tjerët as në ëndërr nuk mund t’i shohin këto rezultate të tij? Nëse ju pëlqen ky ndryshim do ta keni edhe një vit, më 2024. Regjimi i ri 3-vjeçar i VV-së #KREJTdheDREJT”, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit