Në ditën e parë të muajit korrik në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.
Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës, gjatë ditës së mërkurë parashihen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Sipas IHMK-së, në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme,.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 34°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–9 m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.






