Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim stafin civil të Zyrës së Presidentes, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës dhe i ka dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit.
Sipas njoftimit, gjatë takimit Presidentja ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, profesionalizmit dhe integritetit në përmbushjen e përgjegjësive institucionale, në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.
Ajo gjithashtu ka shprehur mbështetjen e saj për stafin civil, duke vënë në pah rëndësinë e angazhimit të përbashkët për mbarëvajtjen e punës dhe forcimin e institucionit të Presidencës.






