8.9 C
New York
Wednesday, November 18, 2026

Buy now

Shiroka Pula takon Daniel Serwer, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë dhe rajon

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim profesorin Daniel Serwer, ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, sfidat e sigurisë, si dhe proceset politike në Ballkanin Perëndimor.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe mbështetja ndërkombëtare për Kosovën, me ç’rast presidentja Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje dhe forcimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, Shiroka Pula e Serwer kanë shkëmbyer pikëpamje lidhur me perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimet që po karakterizojnë rajonin.

Të ngjashme

Të fundit