Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e urimit, Presidenti Van der Bellen ka vlerësuar marrëdhëniet e thella ndërmjet Kosovës dhe Austrisë në fushën politike, ekonomike e kulturore, si dhe lidhjet e fuqishme njerëzore ndërmjet dy vendeve. Ai ka shprehur vlerësimin e tij për rolin e rëndësishëm të mërgatës kosovare në Austri.
Presidenti austriak ka theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me Presidenten Shiroka Pula në forcimin e këtyre marrëdhënieve, në funksion të së ardhmes së përbashkët evropiane.
Në letër, Van der Bellen ka ritheksuar përkushtimin e Austrisë për integrimin në Bashkimin Evropian të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke siguruar se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në procesin e reformave dhe përparimin e saj drejt integrimit evropian.
Në fund të letrës, Presidenti austriak i ka uruar Presidentes Shiroka Pula suksese në përmbushjen e mandatit të saj.






