6.5 C
New York
Wednesday, April 9, 2025

Buy now

Shi e borë në qarkun e Lezhës, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

- Advertisement -

Qarku i Lezhës është përfshirë këtë të diel nga reshje shiu dhe dëbore, duke shkaktuar probleme të përkohshme me furnizimin me energji elektrike në disa zona të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.

Pavarësisht kushteve atmosferike, situata deri në orën 18:30 paraqitet nën kontroll dhe strukturat përkatëse janë në terren.

Në bashkinë Kurbin, reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të ulët deri mesatar, të shoqëruara me erëra që kanë arritur deri në 50 km/h.

Si pasojë, janë regjistruar ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të qytetit të Laçit. Grupi i punës së OSHEE-së po punon për rikthimin e normalitetit. Në zonat mbi 300 metra mbi nivelin e detit kanë nisur edhe reshje dëbore.

Në bashkinë Lezhë, ky mot ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji në zonat e Ishullit të Lezhës, Vainit dhe Hotelit të Gjuetisë në njësinë Administrative Shëngjin

Ndërprerjet e energjisë janë riparuar, ndërsa në fshatin Spiten, njësia Zejmen, grupet e OSHEE janë ende në terren. Dëborë me intensitet të ulët është raportuar në malin e Velës dhe në njësinë administrative Ungrej.

Në bashkinë Mirditë, reshjet e shiut dhe erërat kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Dëborë është regjistruar në njësitë administrative Kaçinar, Fan dhe Orosh, si dhe në disa fshatra të larta të njësisë Selitë e Kthellë, ku reshjet vazhdojnë.

Grupet e OSHEE në të tri bashkitë kanë qenë në veprim gjatë gjithë ditës, duke punuar për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Niveli i lumenjve Drin dhe Mat ka shënuar një rritje të lehtë, por ndodhet brenda kufijve të sigurisë. Hidrovorët janë në gatishmëri dhe aktivizohen sipas prurjeve të ujit në kanale.

Të gjitha akset rrugore në atë qark janë të kalueshme, dhe deri më tani nuk është raportuar ndonjë bllokim./abcnews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit