28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Sherifi për Kurtin: Sa herë që e rrudhë ballin kur thotë diçka, nuk e thotë të vërtetën

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur të montuar bisedën e shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila me Milan Radojiçiq, i cili është në listën e zezë të SHBA-ve dhe përgjegjës për sulmin në Banjskë.

Kështu deklaroi ai sot para mediave.

“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dine se kush ka bashkëpunuar dhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiq ka ikur tash dhe nuk qëndron në qeveri. Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që është i lirë në Serbi”, tha Kurti.

Sipas kryeministrit, kjo bisedë po përpiqet të dramatizohet.

“Po e kuptoj që po përpiqeni ta dramazitoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di si është marrë e ku është marrë, si u pre e nga kush u organizua. Unë jam kryetar i VV-së, Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së edhe po të ishte për këso gjërash ka komisione brenda VV-së, nuk e ka VV-ja kryetarin diktator që merr vendime siç do kishte dëshiruar dikush”, u shpreh ai.

Lidhur me këtë, sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se sa herë që Kurti e ka një rrudhë në ballë, nuk e thotë të vërtetën.

“Sa herë ta shihni që e ka rrudhë ballin kur Albin Kurti thotë diçka, dine që nuk po e thotë të vërtetën”, shprehet ai.

Sipas Sherifit, Kurti montimet e të tjerëve i quan të vërteta, ndërta të vërtetat e njerëzve të tij i quan montime, sjellje tipike të militantit.

“P.sh: montimet e tjerëve i quante të vërteta, të vërtetat e njerëzve të tij i quan montime. Tipik sjellje prej militanti dhe jo të një udhëheqësi”, deklaron Bilall Sherifi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit