28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Sadiku: Komuna ka përfunduar obligimet për hapjen e urë së Ibrit, topin e kanë faktorët tjerë

- Advertisement -

Zëvëndëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Skënder Sadiku ka thënë se si asamble e kanë përfunduar pjesën e tyre sa i përket hapjes së urës së Ibrit.

Sadiku ka vlerësuar se tani, “topi është i hedhur te faktorët tjerë”.

“Ne si Asamble Komunale në vitin 2023 e kemi kryer pjesën tonë. Kuvendi komunal e ka bërë hapin e parë, i kemi paraprirë të gjitha procese që kanë ndodhur. Hapin si Kuvend Komunal e kemi kryer edhe si qytetarë e kemi kryer obligimin tonë. Thënë kushtimisht me sportivitet topi është i hedhur te faktorët tjerët” është shprehur ai në emisionin “Këndi i Debatit” në TËVË1.

Ai më tej, ka theksuar se problemi nuk qëndron te ura, pasi që sipas tij ndarja është mentale në atë pjesë e jo krejtësisht fizike.

“Ura është e hapur në kuptimin e plotë të fjalës, pasi lëvizin të gjitha komunitetet, këmbësorët, biciklistat. Janë disa procese që shkojnë në favor të hapjes, këtyre ditëve nuk është problem ura, ajo është beton, më tepër brenë ndarja mentale, ndarja në koka”, ka shtuar ai.

Ndërsa e gjithë kjo nisi kur zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, tha në TËVË 1 se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut do të bëhet këtë verë.

Lidhur me deklaratat se së shpejti do të hapet Ura e Ibrit ka reaguar BE-ja, duke thënë se kjo çështje zgjidhet me dialog.

Ndaj kësaj, ka reaguar edhe Lista Serbe duke thënë se kjo është “lëvizje e panevojshme dhe e papranueshme”. Sipas Listës Serbe, qëllimi është destabilizimi i situatës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit