13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Sherifi: Hapja e urës së Ibrit është në konfrontim me kursin e ShBA-ve

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i NISMA-s, Bilall Sherifi, ka thënë se hapja e e urës së Ibrit nga Qeveria Kurti, jo vetëm që nuk është në koordinim por është në konfrontim me kursin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të enjten, u zhvillua testimi i qëndrueshmërisë së urës, si pjesë e përgatitjeve të fundit për hapjen e saj. Ndërsa Sherifi theksoi se nuk është kundër hapjes së urës, ai paralajmëroi se çdo veprim i njëanshëm që nuk është në përputhje me aleatët mund të ketë pasoja të rënda për vendin.

Sherifi ka theksuar se hapja e urës duhet të bëhet në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me ShBA-të dhe NATO-n.

“Çdo veprim që bëhet në çështje e hapjes së urës, duhet të jetë në koordinim dhe harmonizimi me NATO-n. Nëse SHBA-të janë kundër, atëherë KFOR-i nuk besoj që do të tërhiqet aq lehtë, duke thënë meqë ka vendos Qeveria Kurti, le të bëjnë çka dojnë. Pra qeverisë i sugjerojnë të jetë në bashkëpunim të plotë më SHBA-të, nëse ne prishemi me SHAB-të, rreziku që BE-ja të ndjek kursin e tyre do të jetë shumë më i lehtë. Kam frikë se ky veprim jo vetë që nuk është në koordinim por është në konfrontim me kursin e SHBA-e”, ka thënë Sherifi në “Debat Plus”.

Sherifi ka potencuar se ura e Ibrit ka rëndësi simbolike, dhe kështu po përdoret për qëllime elektorale nga kryeministri, Albin Kurti.

Ndërkaq, në lidhje me këto zhvillime me urën e Ibrit, misioni paqeruajtës, KFOR, ka deklaruar se do të intervenojnë për ‘çfarëdo zhvillim që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, duke respektuar plotësisht mandatin  që buron nga OKB-ja’.

Kurse, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara, Kosova po vë në rrezik mundësitë që Uashingtoni i ka ndihmuar që të krijojë.

“Ne besojmë se vënë në rrezik mundësitë që ne kemi ndihmuar që Kosova të krijojë. Nëse e shikoni që nga pavarësia e Kosovës, SHBA-ja fuqishëm ka mbështetur integrimin e tyre të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e multientike, por për të realizuar këtë vizion që ne ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me udhëheqësit e njëpasnjëshëm të Kosovës në masat për të fuqizuar paqen dhe prosperitetin në vend, duke avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”, ka thënë Miller gjatë së mërkurës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit