Këtë fundjavë edhe Shëngjini çeli zyrtarisht sezonin e ri turistik.
Siç raporton Tvklan.al, këtë të diele u zhvilluan një sërë aktivitetesh kulturore, sportive dhe lojëra për fëmijë.
Autoritetet presin që edhe ky sezon të ketë ritmin e viteve të shkuara dhe Shëngjini të presë turistë të shumtë nga e gjithë bota.
Shëngjini dhe pjesa tjetër e bregdetit të Lezhës janë kthyer vitet e fundit ndër destinacionet më të preferuara në Shqipëri.






