Dy persona janë lënduar si pasojë e shembjes së kranit në një vendpunishte në rrugën A në Prishtinë.
Klankosova.tv mëson se të lënduarit janë punëtorë, derisa jozyrtarisht mësohet se në vendpunishte kishte edhe persona të tjerë.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë për të marrë detaje lidhur me këtë ngjarje, por deri në këto momente nuk ka pranuar informacion zyrtar.






