Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Listës Serbe, Zlatan Elek, dhe ekipin e tij, me të cilët ka diskutuar çështje që lidhen me sundimin e ligjit në Kosovë.
Lopes ka thënë se gjatë takimit ka rikonfirmuar përkushtimin e EULEX-it për sigurinë dhe të drejtat e njeriut për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Postimi i plotë:
Sot zhvillova një takim njohës me kryetarin e “Srpska Lista”-s, Zlatan Elek, dhe ekipin e tij, me të cilët diskutova çështje që lidhen me sundimin e ligjit. Në takim, rikonfirmova përkushtimin e vazhdueshëm të Misionit për të mbështetur sigurinë dhe të drejtat e njeriut për të gjitha komunitetet në Kosovë.






