16.7 C
New York
Friday, May 16, 2025

Buy now

Shefi i BE-së në Kosovë shpreh keqardhje që kryetarët nga VV nuk iu bashkuan në takim me Hovenierin

- Advertisement -

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur për takimin që e pati me ambasadorin e ShBA-së Jeffrey Hovenier dhe kryetarët e Zubin Potokut e Zveçanit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci.

Szunyog, përmes një shkrimi në Tëitter, tha se i kërkuan kryetarëve veriorë të përmbahen dhe të mos bëjnë veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën.

“I lumtur të pres në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë dhe kryetarët e sapozgjedhur të komunës së Zveçanit, Ilir Peci dhe Zubin Potokut, Izmir Zeqiri sot në zyrën tonë, me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale në veri Kosovë. Ambasadori Hovenier dhe unë u bëmë thirrje dy kryetarëve të bashkive që të tregojnë përmbajtje dhe të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën. Më vjen keq që kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk mundën të na bashkohen”, ka shkruar Szunyog në Tëitter.

Të ngjashme

Të fundit