12.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

ShBA vendos sanksione të reja kundër Iranit

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmit ndaj Izraelit. Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.

“Pas sulmit të paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit, Presidenti Biden u koordinua me aleatët dhe partnerët e G7 për të vendosur sanksione të reja”, thuhej në deklaratën e Sullivan.

Masat do të prekin veçanërisht “programin e raketave dhe dronëve, entitetet që mbështesin Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë iraniane të Mbrojtjes”.

“Shtetet e Bashkuara gjithashtu “do të vazhdojnë të punojnë në të gjithë Departamentin e Mbrojtjes dhe Komandën Qendrore për të forcuar dhe zgjeruar më tej mbrojtjen ajrore dhe raketore në të gjithë Lindjen e Mesme” dhe nuk do të “ngurrojnë të ndërmarrin veprime, në koordinim me aleatët dhe partnerët në të gjithë botën për të kërkuar llogari nga qeveria iraniane për veprimet e saj të dëmshme dhe destabilizuese”, thekson ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit