17.4 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Merrnin shufra ari në këmbim të favoreve politike, senatori amerikan fajëson bashkëshorten

- Advertisement -

Senatori amerikan Robert Menendez duket se po përgatitet të fajësojë gruan e tij, Nadine, për përfshirjen e tij në një skandal korrupsioni për të cilin u padit në shtator 2023, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga New York Post.

Sipas dokumenteve të paraqitura në janar, por të zbuluara këtë të martë me kërkesë të mediave amerikane, Menendez planifikon të argumentojë se gruaja e tij, Nadine, “fshehte informacion” dhe e bëri atë të besonte se asgjë e paligjshme nuk po ndodhte kur dyshohet se çifti merrte shufra ari në këmbim të favoreve politike.

Në paraqitjen e tyre në Gjykatën e Qarkut të SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, avokatët e Menendez kërkuan që çështja e tij të ndahej nga bashkëpandehurit e tij, përfshirë gruan e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit