12 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

ShBA kundër Kinës, njeh pavarësinë e dy ishujve në Paqësor

- Advertisement -

SHBA do të njohë zyrtarisht Ishujt Kuk dhe Niue, dy kombe të vogla ishullore të Paqësorit, si “kombe sovrane dhe të pavarura”, njoftoi të hënën presidenti amerikan Joe Biden, në një lëvizje tjetër të Uashingtonit për të forcuar praninë e SHBA në Paqësor, duke i dërguar një mesazh Kinës.

Biden e bëri njoftimin përpara një samiti këtë javë me udhëheqësit e ishujve të Paqësorit, si pjesë e një politike të SHBA për të bllokuar inkursionet e mëtejshme kineze në një rajon strategjik të rëndësishëm që Uashingtoni e ka konsideruar prej vitesh si sferën e vet të influencës.

Presidenti amerikan tha se SHBA ka një histori të gjatë bashkëpunimi me Ishujt Kuk, që daton që nga Lufta e Dytë Botërore, kur ushtria amerikane ndërtoi pista ajrore në një nga atolet e grupit ishullor.

Në të njëjtën kohë, Biden theksoi se Ishujt Niue, kjo zonë e vogël e quajtur edhe “shkëmbi i Polinezisë”, luan një “rol të rëndësishëm dhe konstruktiv” në Paqësor, veçanërisht në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Njoftimi i sotëm do të na lejojë të zgjerojmë fushëveprimin e këtij partneriteti të gjatë ndërsa ne kërkojmë të adresojmë sfidat që kanë më shumë rëndësi për jetën e njerëzve tanë”, tha Biden në deklaratë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se samiti do të fokusohet në prioritete si ndryshimi i klimës, rritja ekonomike, zhvillimi i qëndrueshëm, shëndeti publik dhe lufta kundër peshkimit të paligjshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit