21.3 C
New York
Saturday, May 3, 2025

Buy now

ShBA-ja tërhiqet nga roli ndërmjetësues për paqe në bisedimet Ukrainë-Rusi

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga negociatat për paqe në mes Ukrainës dhe Rusisë.

Departamenti i Shtetit ka thënë se tërheqja ka ndodhur pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka refuzuar të nënshkruaj armëpushimin, raportonThe Telegrap” .

Tutje, DASH ka thënë se Kievi dhe Moska duhet të paraqesin tani propozime konkrete për ta përfunduar luftën dhe se duhet të takohen direkt për ta zgjidhur konfliktin.

SHBA-ja ka paralajmëruar më herët se negociatat kanë hyrë në një fazë “kritike”, dhe mungesa e përparimit mund të nënkuptojë tërheqjen e Uashingtonit nga përpjekjet për të ndërmjetësuar përfundimin e konfliktit.

 

 

Sekretari, Marc Rubio, tha javën e kaluar se ndonëse është bërë “përparim i vërtetë” në bisedimet për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, “hapat e fundit në këtë udhëtim gjithmonë do të ishin më të vështirët, dhe kjo duhet të ndodhë shpejt”.

Trump, i cili nisi mandatin e dytë në janar, e ka bërë ndër prioritetet kryesore përfundimin e luftës. Ai ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë, si dhe ka kërkuar që Rusia të ndalë sulmet ndaj qyteteve ukrainase.

Të ngjashme

Të fundit