Përfaqësuesja e ShBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me veprimet e Qeverisë së Kosovës, duke përmendur operacionet e pakoordinuara në zyrat e mbëtetura nga Serbina në komuna të Kosovës.
Ajo ka thënë se zgjidhja e kësaj çështje duhet të ndodh përmes dialogut.
“Ne po ashtu jemi shumë të shqetësuar me veprimet e fundit të pakoordinuara që Qeveria e Kosovës ka marrë, përfshirë operacionet e pakoordinuara në zyrat e mbështetura nga Serbia në komuna të Kosovën perëndimore dhe një OJQ për paqe dhe tolerancë në Prishtinë. Këto veprime nuk përputhen me përkushtimin e Kosovës për të punuar përmes dialogut të BE-së për të adresuar çështjet e serbëve dhe minojnë rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe njëherë po e them Këshilli i Sigurimti s’është vendi për të zgjidhur këto çështje. Ne ritheksojmë që të dyjat të angaszhohen në dialog.”