Dikur gëzonin marrëdhënie të shëndosha, por raportet mes Gjermanisë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duket se janë ftohur.
Opinionisti Sali Rexhaj thotë se një gjë e tillë është pritur qysh nga vendosja e sanksioneve, derisa shton se është mirë që Kurtit po i mbyllen rrugët.
“Këto gjëra kanë filluar më herët, por ne nuk i kemi marrë seriozisht. Qysh prej kur janë vendosur sanksionet, pra para dy vjetëve, ka qenë situatë alarmuese. Por ne nuk kemi reaguar si shoqëri, sepse jemi të bllokuar për momentin, sepse ai kishte shumicën, me në mashtrim historik që bëri në 2021. Jemi në situatë ku jemi, i ka bllokuar të gjitha institucionet. Por kjo është mirë, është mirë që po i ngushtohen rrugët në tëra anët, nuk ka më asnjë mik, as në perëndim, as në Kosovë”, u shpreh Rexhaj në “Kosova Today”.
Sipas analistes, Afërdita Maliqi,vendimet e fundit që kanë ardhë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhen të jenë alarmi i fundit për Kosovën.
“Ne nuk kemi më kohë as me mendu se çfarë të bëjmë”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera, Maliqi shton se Lëvizja Vetëvendosje do të kthejë në favor të vet çdo situatë.
Nga ana tjetër, Artan Muhaxheri thotë se refuzimi i BE-së rreth takimeve me Kurtin, njashtu dhe qortimi i ShBA-së, sipas tij, është mesazh i qartë për qytetarët e Kosovës.
“Vet fakti që Bashkimi Evropian po refuzon të takohet me kryeministrin Kurti dhe me gjithë zyrtarët e qeverisë Kurti, i bjen që edhe Bashkimi Evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk e njohin Albin Kurtin më si legjitim, si kryeministër që udhëheq vendin. Kur ata duan të zhvillojnë takime në kafe, besoj që për ne është mesazh mjaft i qartë”, u shpreh Muhaxheri.
Derisa gazetari, Ardian Gaxherri jep një shembull nëse Kosova humbet përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: