Morina: Kërkesa për punësim jashtë vendi edhe pas liberalizimit të vizave është shumë e lartë!

- Advertisement -

Pas humbjes tragjike të jetës së tre punëtorëve nga Kosova në Asutri ka folur, Jahir Morina nga Shoqata e Ndërtimtarëve.

Morina tha se ky është një rast tragjik i cili duhet të shërbejë për vetëdijesim që të merren masat e nevojshme pasi siguria në punë nuk është luks.

“I shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve të tre kosovareve që humbën jetën në Austri të cilët në këto momente të vështira po përballen me dhimbje të paimagjinueshme. Ju shprehim ngushëllime dhe ju themi se jemi me ta në dhimbjen që ta ndajmë të përbashkët sepse është një humbje e madhe për punëtorët tanë mërgimtare që punojnë dhe veprojnë jashtë Kosovës. Ky është një rast tragjik i cili duhet të na shërbejë për vetëdijësim që mos t’a harrojmë shpejt dhe të marrim masat e duhura dhe rigoroze sepse siguria në punë nuk është lluks por është një obligim ligjor dhe moral për të gjithë investitorët, punëkryrësit dhe punëtorët. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këtë aspekt dhe të paraqesim masa rigoroze dhe t’i zbatojmë ato duke përfshirë edhe institucionet që janë përgjegjëse në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj për arsye që të ndikojnë fuqishëm në zbatimin e rregullave të sigurisë në punë që mos të kemi raste të tilla. Tragjedia në punë është humbje dhumë e madhe si për familjarët ashtu edhe për vendin”, deklaroi Morina.

Sipas Morinës, kërkesa për largim jashtë vendi, për t’u punësuar në vendet e Evropës kryesisht dhe pas liberalizimit të vizave është shumë e madhe.

“Fatkeqësisht kërkesa për largim jashtë vendi, për t’u punësuar në vendet e Evropës kryesisht dhe pas liberalizimit të vizave është shumë e madhe. Humbja e fuqisë punëtore dhe siguria në punë në Kosovës sidomos në sektorët e ndryshëm, duke përfshirë edhe ndërtimtarinë, dhe kontratat afatgjata të punëtorëve në Republikën e Kosovës kanë kriju një pasiguri që punëtorët mos t’a shohin veten të sigurtë që të punojnë në Kosovë por të gjejnë alternativa të tjera dytësore, të shkojnë në vendet e Evropës. Kemi shumë kërkesa nga të punësuarit për të shkuar jashtë. Pastaj ka të bëjë edhe rroga minimale, sepse të gjithë shkojnë për mirëqenie më të mirë, për siguri të punës, për sigurimin e shëndetit në punë e shumë të tjera. Po, fatkeqësisht kemi shumë kërkesa për ikjen e punëtorëve tanë jashtë vendi sidomos me destinim Evropën”, deklaroi Morina në intervistën e dhënë për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.

Të ngjashme

Të fundit