Berat Rukiqi: LDK e hapur për bashkëpunim politik përfshirë edhe me Vjosa Osmanin

- Advertisement -

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ftuar në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin, ka deklaruar se vendi ka nevojë për një orientim të djathtë politik dhe se partia që ai përfaqëson është e gatshme për bashkëpunime të reja, përfshirë atë me Vjosa Osmanin.

Rukiqi theksoi se LDK mbetet e hapur për bashkimin e forcave politike, duke përfshirë edhe figura që më parë kanë qenë pjesë e saj. Sipas tij, çdo individ që ka kontribuar për LDK-në dhe ka vullnet për të ndihmuar sërish në forcimin e saj, është i mirëpritur.

“Kosova ka nevojë për të djathtën. Ne jemi të hapur që të bashkojmë forcat politike edhe me zonjën Osmani. Ne e konsiderojmë që çdo figurë që në një moment i ka kontribuar LDK-së dhe tashmë ka përsëri vullnetin për t’i kontribuar forcimit të LDK-së, është i mirëseardhur. Të gjithë ata që besojnë në projektin politik të LDK-së janë të mirëseardhur,” u shpreh ai.

Duke folur për zhvillimet politike në vend, Rukiqi nuk e përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të reja, duke theksuar se partia duhet të jetë gjithmonë e përgatitur për këtë skenar.

 

 

“Zgjedhjet janë opsion. Fati politik dhe zgjedhor i LDK-së nuk lidhet me një figurë dhe nuk e ndërlidhim atë me Vjosa Osmanin. Ne, realisht në betejën politike të vazhdueshme, duhet të kemi gatishmëri për të shkuar në zgjedhje,” deklaroi ai.

Ai shtoi se aktualisht ekziston një klimë pozitive rreth LDK-së, duke lënë të kuptohet se partia po hyn në një fazë më të favorshme politike.

E dukshme është që ka një atmosferë pozitive rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës, në këtë fazën që po flasim,” përfundoi Rukiqi.

Të ngjashme

Të fundit