19.1 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

SHBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë

- Advertisement -

 

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi strategjik në sektorin e energjisë.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Nënsekretari amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, sipas zyrtarëve amerikanë, “do të zgjerojë mundësitë që kompanitë amerikane të investojnë në sektorin e energjisë së Serbisë dhe të promovojë investimet amerikane.”

Kjo marrëveshje do të “forcojë partneritetin strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë” dhe vjen pas një marrëveshjeje tjetër strategjike që Serbia ka nënshkruar me Bashkimin Evropian.

Në korrik, Serbia nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Bashkimin Evropian për një partneritet strategjik që mundëson nxjerrjen e mineraleve të rralla si litiumi, një projekt i përmasave të mëdha që pritet të zvogëlojë vartësinë e Evropës ndaj Kinës, por që po kritikohet ashpër nga ambientalistët dhe partitë opozitare.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes të mërkurën, Shtetet e Bashkuara thanë se ato “mbështesin fuqishëm standardet e larta të transparencës dhe të qenit të hapur në prokurimin publik, të përcaktuara nga organizatat shumëkombëshe” dhe nxitën Serbinë të përvetësojë këto standarde, sipas deklaratës.

Sipas Shteteve të Bashkuara, marrëveshja e arritur me Serbinë është rezultat i “një përpjekjeje shumëvjeçare” të specialistëve të angazhuar nga pesë agjenci amerikane, raporton voa.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit