16.5 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Basketbollistja Gerta Hoti transferohet te kampionet e Francës

- Advertisement -

Basketbollistja e talentuar kosovare, Gerta Hoti është bërë me skuadër të re jashtë vendit.

14 vjeçarja që për moshën e saj ka një gjatësi të konsideruar (186 cm), është transferuar në klubin e njohur francez ”Villeneuve” nga qyteti i Lilles, e që aktualisht është kampion aktual i këtij shteti.

Lajmin për kalimin e Gertës tek klubi francez e ka bërë të ditur, klubi ajo ka marrë hapat e parë dhe është zhvilluar deri tani, KBF Prishtina.

”Pas punës se madhe disa vjeçare, talenti i saj është vlerësuar nga njëri prej klubeve më të mëdha në Francë, që ka një traditë në zhvillimin e talenteve të reja. Ky transferim është një arritje e madhe jo vetëm për Gertën, por edhe për klubin tone dhe basketbollin tone ne përgjithësi , pasi tregon rritjen e nivelit të punës qe behet me gjenerata te reja dhe jo vetem. Gerta do të ketë mundësinë të luajë në një kampionat të fortë me gjeneratat e reja dhe të zhvillohet përballë lojtarëve të klasit botëror. Me këtë hap të rëndësishëm, Gerta Hoti pritet të jetë një inspirim për shumë gjenerata te reja që ëndërrojnë të kenë sukses në nivelet më të larta të basketbollit evropian e botëror. Klubi falenderon Gerten për kontributin e dhene dhe i deshiron shumë suksese në karrierë!”, shkruan njoftimi i KB Prishtinës.

Vlen të ceket se Gerta ka lindur më 14 janar 2010 në Nice të Francës, por nga viti 2013 ajo jeton me prindërit e saj në Prishtinë dhe është pjesë e rregullt e gjeneratave të reja të Përfaqësueses së Kosovës.

https://www.facebook.com/share/p/K5wGXXpNPmV86syD/?mibextid=oFDknk

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit