4.3 C
New York
Sunday, April 13, 2025

Buy now

SHBA, 6 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në lumin Hudson në New York

- Advertisement -

 

Pas helikopterit që u rrëzua dje në lumin Hudson pranë Manhattanit, jetën e kanë humbur gjashtë pasagjerët në bord, transmeton Anadolu.

“Tre të rritur dhe tre fëmijë ishin në bordin e helikopterit ‘Bell 206’ që ishte nisur nga qendra e qytetit ‘Skyport’ rreth orës 15:00”, tha kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, duke shtuar se piloti dhe familja ishin në vizitë nga Spanja.

Adams theksoi se po hetohen shkaqet e incidentit.

Komisionerja e Departamentit të Policisë së New Yorkut, Jessica Tisch, po ashtu foli në konferencën për media, së bashku me kreun e bashkisë.

“Katër viktima u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe dy të tjera u dërguan në spitalet e zonës lokale, ku fatkeqësisht të dy më pas iu dorëzuan plagëve të tyre”, tha Tisch, por nuk zbuloi identitetin e tyre në pritje të njoftimit të familjes.

Më herët, Departamenti i Policisë së New Jorkut konfirmoi në rrjetet sociale se përplasja ndodhi afër autostradës “West Side” dhe “Spring Street”, duke paralajmëruar shoferët dhe këmbësorët që “të presin automjete emergjente dhe vonesa në trafik në zonat përreth”.

Videot nga kalimtarët tregonin helikopterin duke u copëtuar në ajër derisa po binte në lumë. Pamjet e lajmeve treguan varkat e kërkim-shpëtimit që vepronin në zonë në një ditë me re.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit