Shaqir Totaj del me sqarim shtesë për listën e Degës së Prizrenit

- Advertisement -

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhor të PDK-së.

Sqarimi i Totajt:

“Kemi obligim që opinionin publik ta informojmë drejt.
Pas kompromitimit të procesit të numërimit të votave në zgjedhjet nacionale të dhjetorit 2025, kryetari i PDK-së z. Bedri Hamza, në një intervistë në TV Klan Kosova, kishte kërkuar reflektim dhe përgjegjësi nga lidershipi i degës së PDK-së në Prizren dhe nga unë si kryetar i saj.
Pas konsultimeve të brendshme, unë dhe kryesia e degës në Prizren kemi reflektuar me përgjegjësi politike dhe morale.
Personat emrat e të cilëve u përmendën në atë proces nuk janë propozuar nga dega e PDK-së në Prizren për të qenë pjesë e listës së kandidatëve. Madje, disa prej tyre janë tërhequr publikisht nga gara deri në përfundimin e procesit ligjor.
Megjithatë, në listën përfundimtare të PDK-së janë përfshirë kandidatë emrat e të cilëve janë përmendur në procesin e kompromituar të numërimit të votave.
Sidoqoftë, ne do ta vazhdojmë garën me përkushtim të plotë dhe kontribut maksimal.
Në vijim, lista e kandidatëve të propozuar nga dega e PDK-së në Prizren:

  1. Faruk Bojaxhiu
  2. Jona Hoxhaj
  3. Shkelzen Kastrati
  4. Endra Luzha
  5. Adelina Beqiri-Minci
  6. Betim Ramadani
  7. Lumnije Rakaj
  8. Xhafer Hoxha
  9. Lajde Kolgjeraj

 

Të ngjashme

Të fundit