Shala: VV përdor logjikë të poshtër, e arsyeton çdo të keqe publike

- Advertisement -

Analisti Azdren Shala ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë që përdorin logjikë të dëmshme rreth idesë së progresit të vendit.

“Me logjikën e Mefail Bajqinovcit, kjo është një nga arsyetimet në vargun e shumë arsyetimeve që këta mundohen me ua tregu qytetarëve se situata aktuale është mirë se përpara u kanë ma keq”, ka thënë Shala në Rubikon të Klan Kosovës.

“Kjo është logjikë e poshtër, kjo e ndalon progresin në parim”.

“Neve Qeveritë e pasluftës kanë mujtë shumë lehtë me na thanë ‘shuni, mos lypni pavarësi se jemi në liri se para do viteve kemi qenë në robni’”.

Sipas Shalës, VV-ja ndonëse pandeh të jetë progresive, synon të mbajë gjendjen ashtu si është.

“Pra, kjo logjikë që e ka përdor VV sot është logjikë që e ndal progresin dhe e arsyeton çdo të keqe publike”.

“Unë s’muj me kuptu qysh ka mujtë kjo Lëvizje që ka ardhë në pushtet me idenë që janë progresivë, këta e kanë vec qet punë, me e mirëmbajtë gjendjen aktuale t’u e krahasu me të kalumen”.

“Po ti ke ardhë në pushtet si forcë progresive, o zotni”.

Të ngjashme

Të fundit