Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, është takuar me bashkëpunëtorët e tij me të cilët ka punuar në funksione të ndryshme.
Ai ka thënë se ishte vlerësim i përbashkët se me PDK-në, Kosova mundet më mirë.
“Me miqtë e mi të mirë dhe bashkëpunëtorët e vyeshëm, Ilir Hasin, Arben Kuliqin, Agron Lekun, Kreshnik Thaçin dhe Salih Morinën. Të gjithë jemi të bindur se Kosova mund më mirë dhe ne angazhohemi ta bëjmë më mirë. Falënderoj secilin prej tyre për ndihmën e pakursyer në rrugëtimin e përbashkët për alternativën tonë!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.