Më pak se 48 orë kanë mbetur nga vendimi ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjykata Speciale në Hagë do të shpall aktgjykimin të mërkurën, në ora 10:00.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi ngarkohen me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Për të gjitha pikat e dosjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, katërshja janë deklaruar të pafajshëm.
Ekipet mbrojtëse të tyre në fjalët e fundit në Hagë, kanë kërkuar shpalljen e pafajësisë.
Klan Kosova risjellë në vëmendje përbërjen e mbrojtjes të secilit prej ish-krerëve të UÇK-së.
Ish-presidenti Hashim Thaçi mbrohet nga Luka Mishetiq, i cili është kryembrojtësi. Në ekipin e tij janë Pier Rishar Prosper, Dastid Pallaska, Sofi Menegon dhe Nina Tavakoli, si bashkëmbrojtës.
Më 11 shkurt të këtij viti, në deklaratat përmbyllëse para trupit gjykues, Mishetiq ka qenë fort i ashpër.
Gjykatës, ai i kishte kërkuar që si pikënisje kur ta marrin vendimin ta kenë një gjë, që Hashim Thaçi është i pafajshëm.






