Shala: Deputetët e VV-së gati të njëjtit, përjashto Fatos Gecin që është ndryshim cilësor

- Advertisement -

Opinionisti Azren Shala ka vlerësuar se nuk ka ndryshime të mëdha në ata që prijnë në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Shala tha se shumica e emrave që po marrin mbështetjen më të madhe elektorale janë të njëjtët që kanë dominuar edhe në zgjedhjet e kaluara.

“Për mua nuk ka ndryshim, përjashto z. Geci që për mua është ndryshim cilësor. Të tjerët janë pak a shumë të njëjtë. Prapë prijnë me numër të votave ata që kanë pri të paktën këto tri palë zgjedhje”, deklaroi Shala.

Ai theksoi se nuk sheh ndonjë ndryshim domethënës te njerëzit që pritet të kenë rol kyç nëse ka qeveri.

“S’ka ndonjë ndryshim në kuptimin e njerëzve që e bartin politikën kryesore, të implementimit, në rast se bëhet qeveria”, u shpreh Shala.

Të ngjashme

Të fundit