Shala: Ajo që ndodhi sot në Kuvend është për keqardhje, VV po luan lojë “fëmijësh”

- Advertisement -

Avokati Hasan Shala, ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvend, duke kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Shala, duke iu referuar edhe deklaratës së deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, tha se zhvillimet e sotme janë për keqardhje dhe se, sipas tij, janë evidentuar shkelje të Kushtetutës.

“Është për keqardhje ajo që ka ndodhur sot. U vërtetua një fakt se këto shkelje të Kushtetutës që janë duke u bërë, i ka bërë me qëllim kryeshefi i VV-së, i cili sot është duke ushtruar detyrën e qeverisë, kryeministri Albin Kurti”, deklaroi Shala në Kanal10.

Ai tha se situata e krijuar nuk ishte pritur dhe se, sipas tij, institucionet tashmë janë dashur të jenë të konstituuara.

“Është vërtet për keqardhje, sepse ndodhi diçka që nuk e ka pritur askush. Të gjithë jemi të konstituuar, Parlamenti e Qeveria, e në fakt krejt këtë ‘lojë fëmijësh’ është duke e luajtur VV-ja”, u shpreh Shala.

Të ngjashme

Të fundit