4-shja e UÇK-së me vetëm një kërkesë në Hagë, drejtësi! (Video)

- Advertisement -

Nga 5 nëntori i 2020-tës, mbahet i privuar nga liria në Hagë.

Por, as këto vjet nuk e zbehën motivin që ta mbrojë në çdo rrethanë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilës i shërbeu me krenari.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbylli deklarimin me fjalë të fuqishme në Hagë, kur e tha fjalën përfundimtare para gjyqtarëve.

“Sot, në përfundim të këtij procesi, e kam vetëm një lutje për ju: që vendimi juaj të udhëhiqet nga Kushtetuta e Kosovës, ligji, provat dhe drejtësia. Dhe provat e paraqitura e bëjnë shumë të qartë se akuzat nuk qëndrojnë! Prandaj, i vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë”, tha ai,

I qartë dhe shumë konkret u tregua edhe ish-bashkëluftëtari i tij, Kadri Veseli.

Edhe “Luli” mohoi pretendimet  e Zyrës së Prokurorit të Specializuar

“Përgjigja ime sot është e qartë: jo vetëm në fjalët e mia, por mbi të gjitha në provat e paraqitura para kësaj gjykate. Pas dekadash hetimesh, dokumentash dhe dëshmish të panumërta, nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer ndonjë krim. Nuk është provuar asnjë veprim i kundërligjshëm nga ana ime”.

Vitet që i çoi prapa grilave në Sheveningen, duket se e lodhën goxha 10-shin e UÇK-së.

Ai u shfaq pak emocional kur foli për Kosovën, vendin për lirinë e të cilit u angazhua vet.

“Koha se kur do të kthehem në Kosovë, tash e tutje, varet nga vendimi juaj. Por prokuroria duhet ta ketë kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë. Në Kosovën për të cilën jam krenar që i dola zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës jam i gatshëm të jap jetën”, tha Rexhep Selimi, njofton Klankosova.tv.

Edhe më i ndjeshëm, u pa ish-zëdhënësi i luftës, Jakup Krasniqi.

Për akuzat që rëndojnë mbi të e krejt grupin, pati mjaft çka të thotë, në 17 minutat që mori për vete.

“Nuk besoj se kjo akuzë i shërben ndonjë drejtësie. Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi gjuhën e ish-shtypësve, por duhet të qëndrojë mbi prova të besueshme. Padrejtësia e këtij rasti është e shkruar në vetë aktakuzën”, deklaronte Krasniqi.

Verdikti për çlirimtarët do të jepet më 16 shtator me fillim nga ora 10:00.

 

Të ngjashme

Të fundit