7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Shaip Kamberi: Nuk pranojmë të jemi pjesë e qeverisë së Vuçiqit

- Advertisement -

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se Beogradi nuk tregon vullnet politik që çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës t’i qaset në mënyrë serioze, sepse pakicën shqiptare ende e konsideron problematike.

Kamberi tha se në takimin që ka pasur me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, i ka dorëzuar për të pestën herë një listë me kërkesat e njëjta, por të cilat nuk janë marrë parasysh asnjëherë deri më tani.

“Kërkesa jonë bazë është plani 7 pikësh me gjithë komponentët e tij. Vuçiq nuk dha ndonjë shpresë të caktuar se do të mund të bëhet. Komenti i tij ishte se do të na duhen konsultime me partnerët ndërkombëtarë lidhur me realizimin. Por duhet të potencohet se kemi të bëjmë me një dokument i cili nga Qeveria e Serbisë është aprovu më 4 qershor 2013. Pra thjeshtë ajo që ne jemi të interesuar me bisedu është dinamika e realizimit të këtij plani”, deklaroi Kamberi, për RTK.

Ai tha se Vuçiq pret një moment të caktuar për të nisur realizimin e ndonjë kërkese, por sipas tij, kjo ditë nuk do të vijë derisa bashkësia ndërkombëtare të fillojë të ushtrojë një presion më të madh ndaj Serbisë lidhur me këtë temë.

“Përkëdhelja, e posaçërisht që Bashkimi Evropian po ia bën presidentit serb, po e liron atë nga përgjegjësia e realizimit të tre marrëveshjeve që ka me shqiptarët”, tha mes tjerash Kamberi.

Ai tutje tregoi se në këtë takim me presidentin serb nuk u diskutua fare për qeverinë, mandatarin, as për kandidatin për kryetar të parlamentit.

Kamberi deklaroi se nuk janë të interesuar të jenë pjesë e qeverisë dhe kjo gjë sipas tij nuk do të ndodhë as nëse do të kenë ftesë nga Vuçiq.

“Derisa nuk kemi një plan të qartë për integrimin e shqiptarëve në gjyqësor, në polici, në inspeksionet republikane, në doganë e të gjitha shërbimet e tjera që veprojnë në komunat tona, në përfaqësimin tonë në 33 për qind në nivel rajonal. Nuk kemi pse bisedojmë as me Vuçiqin as me ndërkombëtarët, për përfshirjen tonë si marionetë në qeveri”, theksoi ai.

E duke folur për idenë e ripërcaktimit të kufijve, Kamberi tha se Lugina e Preshevës asnjëherë nuk dëshiron t’i imponojë agjenda Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit