Shaip Kadrijaj viziton bacën Jakup: Ata dhanë gjithçka për lirinë tonë, nuk duhet t’i lëmë vetëm

- Advertisement -

Veprimtari Shaip Kadrijaj ka bërë të ditur se sot, që nga orët e mëngjesit, ka qëndruar në vizitë te baca Jakup.

Përmes një mesazhi, Kadrijaj ka vlerësuar kontributin e atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës, duke theksuar se ata përbëjnë një pjesë të historisë që nuk mund të rishkruhet.

Ai ka ngritur edhe çështjen e përkujdesjes institucionale dhe shoqërore ndaj tyre, duke shtruar pyetjen se çfarë kanë bërë dhe çfarë po bëjnë sot shteti dhe shoqëria për njerëzit që kontribuuan për lirinë.

Kadrijaj ka theksuar se, ndonëse nuk u bënë dëshmorë, ata ishin të gatshëm të jepnin jetën për vendin dhe vazhdojnë të përballen me pasojat e sakrificës së tyre.

“Ata e bënë historinë, ndërsa ne kemi detyrimin të mos i harrojmë dhe të mos i lëmë vetëm”, ka përfunduar mesazhin e tij Kadrijaj.

Postimi i plotë:

Sot, që nga mëngjesi, në vizitë te baca Jakup!

Ata janë vetë historia që nuk mund të rishkruhet!

Por ne duhet ta pyesim veten: A kemi bërë diçka për ta dhe çfarë po bëjmë sot, si shtet e si popull, për ta?

Ata dhanë gjithçka për lirinë tonë. Ishin të gatshëm të jepnin edhe jetën, por fati nuk e deshi që të bëheshin dëshmorë.

E megjithatë, edhe sot vazhdojnë ta paguajnë çmimin e lirisë që ne e gëzojmë!

Ata e bënë historinë, ndërsa ne kemi detyrimin të mos i harrojmë dhe të mos i lëmë vetëm!

Të ngjashme

Të fundit