Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka intensifikuar veprimet operative për shërbimet që ofrohen lidhur me dasmat dhe ahengjet.
Këtu përfshihen që nga sallat e hotelet, frizeret, këngëtarët, e deri tek luleshitësit.
Njoftimi i plotë:
Administrata Tatimore e Kosovës intensifikon veprimet operative në këto shërbime që ofrohen në ahengje dhe dasma:
Sallat dhe hotelet
Shërbimet
Këngëtarët dhe grupet muzikore
DJ
Videografët dhe fotografët
Veshjet (fustane nusërie, kostume dhe veshje ceremoniale)
Makeup artistët
Hairstylistët / frizerët
Dekorimi i sallave dhe ambientit
Organizatorët e eventeve (event planner)
Ndriçimi dhe efektet speciale
Rent a Car për dasma
Ëmbëltoret (torta dhe ëmbëlsirat për dasma)
Luleshitësit (aranzhimet me lule)
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe klientët që kanë marrë shërbime të tilla të bashkëpunojnë me Administratën Tatimore të Kosovës në kuadër të këtyre veprimeve operative.
Raportimet mund t’i bëni përmes platformës DENONCO https://crmm.atk-ks.org/sq/Public/ËantToReport ose përmes Qendrës së Thirrjeve 038 222 165 të ATK-së.






