Serwer: Jam penduar që kam mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, paraburgimi i gjatë ka qenë i pajustifikueshëm

- Advertisement -

Profesori amerikan, Daniel Serwer, është penduar për mbështetjen që ka dhënë për krijimin e Dhomave të Specializuar të Kosovës.

Ai ka treguar se padrejtësitë që Gjykata Speciale ka bërë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë gjatë këtyrë viteve e kanë bërë që të pendohet.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, ai ka vlerësuar se mbajtja në paraburgim për vitet të tera të Hashim Thcit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhepi Selimit ka qenë e pajustifikueshme.

“Sigurisht që nuk e kam idenë se çfarë vendimi do të marrin. Ajo që do të thosha është se pendohem që e kam mbështetur krijimin e këtyre Dhomave të Specializuara, sepse mendoj se paraburgimi i gjatë, si para fillimit të gjykimit ashtu edhe gjatë procesit gjyqësor, ka qenë i pajustifikuar sipas mendimit tim. Nuk di ndonjë rrethanë që do ta justifikonte këtë, por nuk jam jurist dhe do të më duhet të pranoj çfarëdo vendimi që ata të marrin”, ka thënë ai.

Ai ka bërë me dije se Hashim Thaçi nuk është përgjegjës për ato që akuzohet.

“Ndjenja ime e fortë, veçanërisht sa i përket Hashim Thaçit, sepse e njoh atë dhe e njoh më mirë rolin e tij sesa të të tjerëve, është se ai nuk ka pasur autoritet komandues mbi UÇK-në. Prandaj, mbajtja e tij përgjegjës mbi këtë bazë do të ishte një gabim i rëndë”, është shprehur Serwer.

Ai nuk ka dashur të komentoj se cili do të jetë vendimi i

“Nuk pres asgjë”, ka thënë ai.

Ai ka bërë me dije se çfarëdo vendimi që merr Gjykata Speciale duhet të respektohet.

“Mendoj se duhet të respektohet çfarëdo vendimi që merr gjykata, por kjo nuk e ndryshon pikëpamjen time nëse një dënim është i justifikuar apo jo. Të tjerët nuk i njoh mirë, por Hashimin e njoh dhe e kam takuar menjëherë pas luftës. E pyeta për rolin e tij në UÇK dhe e di se ai rol nuk përfshinte autoritet komandues”, është shprehur ai.

Të ngjashme

Të fundit