Prof. Arsim Sot, në kuadër të shënimit të 55-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, Prof. Arsim Sinani do të nderohet me Çmimin “Fan S. Noli”, një nga vlerësimet më të larta që akordon Senati Akademik i këtij universiteti.
Ky vlerësim i jepet Prof. Sinanit për kontributin e tij në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, bashkëpunimin akademik dhe promovimin e vlerave kombëtare në hapësirën mbarëshqiptare.
Ceremonia e ndarjes së çmimit do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 55-vjetorit të Universitetit “Fan S. Noli”, me pjesëmarrjen e drejtuesve universitarë, profesorëve, studiuesve dhe të ftuarve të tjerë.






