Zv/kryeministrja e Kosovës dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ishte e ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel.
Ajo foli për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, ku tha se Serbia nuk është Rusia, por e kopjon në raport me Kosovën.
“Kemi luftuar forta. Nuk ka arsye pse Serbia duhet të dëgjohet dhe që Serbia tenton të përzejë Kosovën nga tavolina. Ta nuk e përballojnë dot praninë e Kosovës. Është Serbia ajo që nuk na përgjigjet dot me argumente.
Mendoj… zhgënjimet nuk janë nxjerrë nga trajtimi i Rusisë, ku shohim edhe Ukrainën në një luftë të tmerrshme. Serbia nuk është Rusi, por e kopjon Rusinë në raport me Kosovën.
Evropa duhet të zgjohet nga iluzioni që me ledhatime të autokratëve do mund të dafrohemi me Evropën.”, tha ndër të tjera Gërvalla.