15.9 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

“Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën”, Kurti thotë se Serbia po riorganizohet në Rashkë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook, ka paralajmëruar për një “riorganizim” të ri të në Rashkë të Serbisë, ngjashëm me lëvizjet paraprake që çuan në sulmin paramilitar e terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ai ka thënë se kjo po bëhet me “me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë.”

Kryeministri Kurti ka thënë se pavarësisht presionit ndërkombëtar, shteti serbe ende nuk ka bërë tërheqjen e plotë të trupave dhe artilerisë pranë kufirit me shtetin e Kosovës.

Ai ka thënë se “Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën”.

“Edhe pas presionit ndërkombëtar, Serbia ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës. Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën.” – tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit