Berisha: Është dashur të kërkohet zhbërja e Gjykatës Speciale, nuk e di sa do të ketë efekt ligji i miratuar

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, është shprehur skeptik për ndikimin që mund të ketë Ligji për Specialen në procesin ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka bërë me dije se ende nuk dihet se cilat do të jenë efektet e këtij ligji në praktikë.

Në emisionin “Intervista Nacionale”, në Gazeta Nacionale, Berisha ka thënë se është dashur që Kosova të kërkonte zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Kom pasu kritika menjëherë pas është përmendur ligji. Dhe u kushtëzua me ligj gjithçka. Bone ligjin që e ka propozu PDK-ja, edhe jam shprehë atëherë edhe e kom ditë që nuk bohet kauzë diçka që është e pamjaftueshme, se ky ish veç një ligj. Unë sot hala nuk e di se, kom dëgju pak çka është fol aty, por nuk e di sa do të ketë efekt. Nuk bohet kauzë diçka e pamjaftueshme”, ka thënë ai.

“Tek e fundit ma mirë ka qenë me kërku zhbërjen, zhbërjen e gjykatës. Nuk e di edhe atëherë çka kish ndodh, po bili e kërkon diçka çka e kthen dinjitetin tonë, që e kallëzon pezmin tonë, që e kallëzon që populli Kosovës s’po don me u pajtu me një padrejtësi të madhe që na ka ndodh neve. Sepse formimi i asaj gjykate ka qenë politik, ke gjykim politik, dëshmitarët kenë politikë edhe gjithçka ke politikë, edhe fjalori nuk ke juridik, po ke politikë”, është shprehur Berisha.

Sipas deputetit të Aleancës, popullit të Kosovës askush nuk mund të i imponojë diçka që nuk e dëshiron.

“Një popull që don me mos me pranue diçka, nuk ka kush si e ndalë. As Evropa, as botë, as kurrkush. Po një popull o fjala, që është i bindur në drejtën e vet. Po na jemi edhe t’përqam shumë. Edhe këtu kanë njerëz edhe që kanë shti shumë, kanë shti helm, shoqnia është përqame edhe nuk e di edhe ky ligj që e kem kalu, kom dilema plot se çka, çka do të arrijmë na me këtë”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit