Ndërron jetë kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

- Advertisement -

Ka ndërruar jetë avokati Sheremet Ademi, kryetari i parë dhe një nga themeluesit e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të Personave të Zhdukur të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, i cili përmes një shkrimi prekës ka përkujtuar kontributin e tij jetësor.

Ademi, i cili gjatë luftës kishte të zhdukur vëllain dhe dy nipër, e njihte nga afër peshën e rëndë të mungesës dhe pritjes.

Këtë dhimbje personale ai e shndërroi në një mision për t’u qëndruar pranë familjeve të tjera, duke u bërë një ndër zërat më të fuqishëm e të palodhur në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë pas luftës në Kosovë.

Në mesazhin e tij, Kushtrim Gara ka theksuar se pavarësisht sfidave shëndetësore në vitet e fundit, vullneti dhe përkushtimi i Sheremet Ademit nuk u shuan kurrë.

Përkushtimi, qëndresa dhe kontributi i tij do të mbeten përgjithmonë si një udhërrëfyes dhe borxh i pashlyeshëm mirënjohjeje për shoqërinë dhe institucionet.

Të ngjashme

Të fundit